Drejt Inter-Shakhtar, Chivu: Nuk jemi perfektë, duket sikur kemi detyrimin që të fitojmë ne dhe jo të tjerët
Como po përjeton një moment të jashtëzakonshëm teksa këtë sezon luan në Ligën e Kampioneve dhe këtë të mërkurë do të luajë ndaj Manchester United. Trajneri Cesc Fabregas foli në konferencën për shtyp duke e konsideruar këtë përballje të skuadrës së tij si historike.
‘Është një ditë historike për qytetin tonë, një moment special që po përjetojmë në këto muaj. Duhet të përshtatemi me sfidën duke luajtur me qetësi dhe ambicie-tha Fabregas-mendoj se nuk duhet të kujtojmë historinë e Manchester United, të shijojmë sfidën dhe të tentojmë të fitojmë dhe t’i gëzohemi një dite historike’.
Djajtë e Kuq nuk po përjeton një periudhë pozitive teksa ka mungesë rezultatesh, por për Fabregas nuk duhet folur për krizën e skuadrës angleze.
‘Manchester United në krizë? Në futboll nuk ekziston fjala krizë, sepse luhet çdo 3 ditë dhe tani ka është një sfidë të re për të tentuar ta fitojmë-shprehet Fabregas-luhet 11 kundër 11 për të dhënë maksimumin dhe të fituar, ky është futbolli. Termi krizë e sajoni ju, ne jemi profesionistë që kemi lindur me idenë për të konkurruar’.
Trajneri spanjoll i Comos foli edhe për zërat që e shohin atë në vend të Michael Carrick në pankinën e Djajve të Kuq.
‘Nuk përgjigjem, sepse më duket një pyetje e shëmtuar, pa respekt për një futbollist shumë të madh dhe trajner si Carrick-tha Cesc Fabregas-ne nesër duhet të jemi të qetë, të luajmë me ambicion. Pas 5 vitesh do të jemi më të mirë se sot, por kjo nuk do të thotë të mos bëjmë tani më të mirën që mundemi, e bukura e të luajturit çdo 3 ditë është që gjithnjë ke mundësi për të bërë më mirë nëse ndeshja e mëparshme nuk është mbyll mirë’.
Top Channel