VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares lë gjurmë në Champions, shënon në sfidën ndaj Manchester City
20/10/2026 22:34
Stavro Pilo lë gjurmë në raundin e tretë të Fazës së Ligës në Champions League. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që është në radhët e AEK të Athinës ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen me Manchester City.
Gjithçka ndodhi në minutën e 51 të ndeshjes kur Pilo shfrytëzoi mjaft mirë një asist të Zinit për të mposhtur portierin Donnarumma duke shënuar për skuadrën greke.
Në atë moment rezultati ishte 2-0 për Manchester City që kishte shënuar më parë me Elliot Anderson dhe Phil Foden dhe goli i Pilos riktheu në lojë për momentin AEK e Athinës, pasi më pas skuadra e Citizens shënoi edhe dy herë të tjera me Cherki dhe Foden sërish për të fituar këtë ndeshje 5-1.
VIDEO e golit të Stavro Pilo
Top Channel