‘Për mua e paprekshme është vetëm stema’/ Mourinho iu jep mesazhin e qartë lojtarëve para ndeshjes me Leipzig
Qe Interi duhet të fitojë në sfidën e radhës në Ligën e Kampioneve është një fakt, e thotë klasifikimi. Skuadra zikaltër do të presë të mërkurën Shakhtarin dhe fitorja e kësaj ndeshjeje është një detyrim për kampionët e Italisë, një sukses që do të drejtonte skuadrën milaneze drejt objektivit minimal, zonës së playoffit të kompeticionit.
Vetë trajneri i Interit, Cristian Chivu është i vetëdijshëm për këtë duke qenë se skuadra e tij vjen pas 2 humbjeve në dy ndeshjet e para.
‘Nuk është e nevojshme që të na e kujtoni, e dimë që vijmë pas dy ndeshjeve dhe nga ato të tjera në të kaluarën-tha Chivu-por dua që të përqendrohemi te ajo që do të bëjmë nesër për të marrë rezultatin që dëshirojmë. Ashtu si të gjithë në Ligën e Kampioneve, kundërshtarët tanë nuk kanë asgjë për të humbur dhe kanë ambicie; duhet të kemi sjelljen e duhur për të siguruar fitoren’
Chivu u pyet edhe nëse Interi do të mund të fitojë këtë edicion të Ligës së Kampioneve
‘I përgjigjemi pyetjeve të tilla për respekt, për ne është një ëndërr. Por gjithsesi ajo që ka rëndësi është të fitojmë nesër-shtoi Chivu-ky është prioriteti ynë i vetëm’.
Trajneri rumun nuk mendon të bëjë ndryshime strukturale te skuadra e tij.
‘Fjalët e mia pas ndeshjes me Brugge? E kisha për vetën time, për qasjen time me grupin, për t’ua shpjeguar më mirë disa gjëra-shtoi Chivu-jam i shqetësuar, por për mënyrës sesi duhet të gjej çelësin e duhur, kësaj i referohesha. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, nuk ua vë asnjëherë fajin lojtarëve. Trajneri është fajtori i parë. Duhet të jem unë ai që duhet të përmirësohet në radhë të parë; të mos harrojmë se ky grup luan prej vitesh nën presion dhe, edhe për këtë arsye janë kompetitivë’.
Më pas Chivu foli për mënyrën sesi e motivoi skiuadrën e tij në pushimin e ndeshjes me Bolognan
‘Nëse e nisim keq, është faji im, e drejtë? Dhe nëse në pjesën e dytë ndryshon rezultati, është merita ime?-tha Chivu-jo, janë shumë gjëra. Mua më intereson që të ruajmë gjithnjë identitetin tonë, përshtatjen me ndeshjen, reagimin. Në fushën e lojës janë edhe kundërshtarët që prej 7 vitesh duan të mposhtin Interin. Unë flas me zë të ulët, qesh, bëj shaka dhe zemërohem, por a më keni dëgjuar të bërtas? Futbollistët i konsideroj si fëmijët e mi dhe, edhe kur zemërohem afeksioni për ta nuk ndryshon’
Në fund, Chivu u pyet për faktin se skuadra e tij pëson më shumë gola se ç’duhet sidomos në pjesën e parë.
‘Nuk jemi perfektë dhe nuk duam të shihemi se modeli i perfeksionit, por edhe kur Interi humb nuk duhet bërë dramë kombëtare-tha Chivu-kemi probleme si të gjithë, por mua më intereson që skuadra të bëjë gjithçka që të fitojë. Është ndjesia se Interi e ka detyrim të fitojë, kurse të tjerët jo; nuk është diçka e mirë’.
Top Channel