Topin e kam unë/ “Nuk jam e sigurt a ta vazhdoj jetën time në Shqipër?”, gjimnazistja qan në studio, i drejtohet Maznikut: Si nuk ju vjen turp
Debati në studio mes të riut Angjelo dhe ministrit Mazniku u shoqërua me emocione të forta, teksa studenti shpërtheu në lot nga nervat, duke kritikuar qeverinë për mënyrën se si ka reaguar ndaj protestuesve.
Ai akuzoi mazhorancën se po ushtron presion jo vetëm ndaj të rinjve, por edhe ndaj familjeve të tyre, ndërsa ngriti pikëpyetje për angazhimin e forcave RENEA në mbrojtje të Kryeministrisë.
Angjelo e cilësoi qeverinë si të zhveshur nga legjitimiteti dhe u bëri thirrje përfaqësuesve të saj të dalin në terren për të parë nga afër realitetin e protestuesve.
“Nuk e kuptoj se si kanë fytyrë të dalin nëpër media e të mbrojnë këtë masakër. Grida, është e tmerrshme. Dhe të nxjerrin FNSH për të bërë presion. Jo neve, se ne s’kemi çfarë të humbim, po bëjnë presion prindërve tanë. Ne ua kuptojmë hallin prindërve dhe prindërit na e kuptojnë hallin neve dhe na thonë: “Bëj kujdes, bir, bëj kujdes”. Kjo qeveri ka humbur komplet legjitimitetin. Si mund të mbrohet Kryeministria me forcat RENEA?! Që janë kundër elementëve të armatosur, kundër studentëve. E ftoj zotërinë në orën 8 në rrugica e të shohë realitetin, ka pasur tentativa vrasjeje…”, u shpreh i riu.
Top Channel