‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit të Madridit në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Leipzig në drejtim të futbollistëve të tij.

Trajneri portugez u shfaq në konferencën për shtyp teksa u pyet edhe për momentin negativ të Vinicius dhe atë shumë të mirë të Diomande.

‘Këtu e paprekshme është vetëm stema-tha Mourinho-asnjë lojtar nuk është i paprekshëm. Nuk është çështje statusi, shiriti kapiteni apo shifre e shpenzuar për ta blerë. Ai që e bën një futbollist të paprekshëm është rendimenti në fushën e lojës’.

Gjithsesi trajneri konfirmoi se Vinicius do të jetë titullar në sfidën me Leipzig pa e specifikuar nëse do të jetë në vend të Diomande apo të ndonjë lojtari tjetër

‘Nuk mund të zbuloj kartat e mia. Vinicius është sulmues i majtë-shtoi Mourinho-mund ta impenjoj në pozicione të tjera, në skenarë të caktuar, por ai është pozicioni i tij natyral. Përsa i përket Diomande, ai nuk duhet të mësojë para kohe nëse do të luajë si titullar apo jo’.

Jose Mourinho pranoi se skuadrës së tij i mungojnë shumë gjëra për të arritur nivelin që ai dëshiron, duke saktësuar  në të njëjtën kohë se nuk është nga ata trajnerët kokëfortë, gati të vdesin me idetë e tyre. Kur kanë mbetur pak ditë nga El Clasico  në La Liga kundër Barcelonës, që deri tani ka vetëm fitore, Reali i Madridit ka mundësinë që t’i afrohet kualifikimit në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve nëse do të arrijë të ketë 3 fitore në 3 ndeshje.

Top Channel