LIVE/ Nga Ministria e Arsimit sërish në bulevard! Protestuesit bllokojnë rrugën pas përplasjeve me policinë, ngrenë barrikada përballë efektivëve me strukturën e stacionit të urbanit

20/10/2026 16:47

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama vendosi disa karrige para Kryeministrisë, ku në secilën vendosi nga një letër me një mesazh “dialog”.

Teksa ka nisur protesta, studentët kanë marshuar para Kryeministrisë dhe i kanë grisur letrat në fjalë dhe kanë rrëzuar karriget. Gjithashtu kanë patur dhe një përballje me drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa.

“Unë nuk jam këtu për deklarata politike, jam këtu që nëse ka studentë që duan të flasin me kryeministrin, të përcjell kërkesën e tyre.

Kryeministri ka mbajtur qëndrimin e tij. Kush dëshiron dialog, janë të mirëseardhur, kryeministri është i hapur për dialog”, tha Manjola Hasa.

“Jep llogari përse policia dhunon studentët pa asnjë identifikim, pastaj kërko dialog”, u shpreh një nga protestuesit kundrejt drejtoreshës së agjencisë për Media dhe Informim.

Përditësimi i ngjarjeve, orë pas ore:

Protestat në vend/ Begaj pret në takim ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë. Të pranishëm edhe dy ish-presidentët

Protestat e dhunshme, Balla pas mbledhjes së Grupit të PS-së: Gjaku i policëve është gjaku i shtetit, të miturit të mos përdoren ‘mish për top’

Pedagogët ndalen para karrigeve për dialog, grisin letrat e vëna nga Rama dhe përballen me drejtoreshën e MIA-s

 

Top Channel