Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE – ODIHR ka reaguar pas raportimeve për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen.

Përmes një reagimi publik, ODIHR thekson se forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve.

Organizata nënvizon gjithashtu se çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.

“Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në #Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen. Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve, ndërsa çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur”, thuhet në reagimin e ODIHR-it.

Apeli vjen në një kohë kur protestat dhe përplasjet kanë ngritur shqetësime lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, përdorimin e forcës nga policia dhe garantimin e së drejtës për tubim paqësor.

Top Channel