Protesta para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë qëllojnë me gurë drejt godinës
Sot protesta e studentëve ka nisur krejtësisht ndryshe nga 7 ditët më parë.
Para Kryeministrisë janë mbledhur studentë dhe pedagogë, në mënyrë paqësore, ndërsa në shenjë refuzimi kanë grisur fletët ‘dialog’ që Kryeministri Edi Rama u la në disa karrige, me ftesë që të ulen për bisedime.
Ata më pas janë larguar dhe kanë marshuar në drejtim të bllokut të ministrive.
Ndërkohë këto të fundit, siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kanë nisur edhe sot me vendosjen e mbrojtjeve metalike në dyer dhe dritare, për të penguar hedhjen e gurëve apo për të mos depërtuar molotovët, siç ka ndodhur ditët e tjera.
Sakaq, gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se policia ka shoqëruar rreth 80 persona që kanë marrë pjesë në protestën e një ditë më parë, ndërsa po ashtu u janë sekuestruar edhe telefonat celularë.
Top Channel