Protesta zhvendoset te Kryeministria, të rinjtë krijojnë “front” me strukturën e stacionit të urbanit, nisin të mbledhin gurë
20/10/2026 16:09
Nga Ministria e Arsimit, protestuesit janë zhvendosur te Kryeministria.
Ata kanë nisur të përgatisin “frontin” e tyre përballë policisë që qëndron gardh para Kryeministrisë.
Protestuesit kanë marrë strukturat e hekurit të stacionit të urbanit, duke i afruar. Ndërkohë, kanë nisur edhe të mbledhin gurë, të cilët i përdorin për të goditur efektivët ose institucionet në shenjë revolte.
Top Channel