Pedagogët në marshim kundër dhunës ndaj studentëve: Të mblidhemi çdo ditë në 10:00
20/10/2026 10:53
Pedagogët janë mbledhur tek Universiteti Politeknik nga kanë nisur marshimin paqësor në mbështetje të studentëve që prej 8 ditësh protestojnë.
Në videot e siguruara nga Top Channel, pedagogët dëgjohen të thërrasin ‘dorëheqje’ për kryeministrin Edi Rama.
Qëndrimi i tyre kryesor është mbështetja e studentëve të tyre, si dhe që çdo ditë të mblidhen në orën 10:00, në mënyrë që të shprehin solidaritetin me studentët.
Top Channel