Daulle mes tensioneve në Tiranë/ Policia hedh ujë me presion, protestuesja ‘zhvendoset’ me valle, autoboti e ‘ndjek’ nga pas

20/10/2026 15:46

Janë zhvendosur tashmë protestuesit nga Ministria e Arsimit, drejt qendrës së Tiranës.

Ishte pikërisht autoboti me ujë me presion dhe gazi lotsjellës që i detyroi të rinjtë të largohen nga grumbullimi në Rrugën e Durrësit.

Siç shihet në pamjet, ndërsa dy autobotë hidhnin ujë me presion dhe ecnin në drejtim të turmës për t’i detyruar të largohen, një i ri është parë me një daulle, duke krijuar ‘atmosferë’.

Kësaj të fundit i është përgjigjur një e re, e cila, teksa ecte dhe zhvendosej, e bënte këtë nën ritmin e daulles, duke kërcyer.

Si për ta bërë edhe më me ‘efekte’ këtë skenë, ishte uji që binte mbi të me presion, pa ia prishur vallen.

Top Channel