Protestat në vend/ Begaj seri takimesh në Presidencë, pret ambasadorët e SHBA-së, BE-së e Gjermanisë dhe dy ish-presidentët

20/10/2026 17:00

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka kryer një seri takimesh në zyrën e tij gjatë ditëve të fundit.

Begaj ka pritur në Presidencë, në takime kokë më kokë,  disa ambasadorë të huaj në vend.

Ai është takuar me ambasadorin e SHBA-së, Eric Wendt, po ashtu me ambasadoren e  BE-së, Sofia Moreira de Sousa, si dhe me ambasadorin e Gjermanisë, Karl Bergner.

Ndërkohë ai është takuar edhe me dy ish-presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.

 

 

Top Channel