Pedagogët dhe studentët para kryeministrisë, u bashkohet edhe një tjetër grup protestuesish. Mungojnë “maskat”
20/10/2026 12:04
Ditën e sotme është vendosur të protestohet paqësisht, të paktën deri më tani.
Fillimisht një grup pedagogdësh dhe studentësh marshuan drejt kryeministrisë.
Së fundmi atyre u është bashkuar edhe një grup tjetër protestuesish, që erdhën nga drejtimi i fundit të bulevardit, te pjesa e bllokut të ministrive.
Ajo që vihet re ditën e sotme është fakti që askush nuk është i maskuar, siç ka ndodhur në ditët e shkuara.
Top Channel