Policia e Durrësit kap 36-vjeçarin e kërkuar, ishte dënuar me mbi 3 vite burg për drogë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së.
Në fjalën e tij, Balla ftoi protestuesit për të dialoguar me qeverinë. Gjithashtu ai paralajmëroi se të enjten në Kuvend do të votohet për një marrëveshje për të investuar më shumë në konvikte.
Ndërsa duke folur për sulmet e dhunshme ndaj policisë në protestë, Balla u shpreh se ‘gjaku i policëve është gjaku i shtetit’.
“Pakti 2.0 për universitetin është tani. Ditën e enjte votojmë në Parlament një marrëveshje për të investuar më shumë në konvikte. Kushtet sot në konvikte as që krahasohen me kohën kur kemi qenë ne studentë. Gjithë këto dëme që janë bërë deri më sot, shkojnë përtej një investimi për korpusin e universitetit. Në mbledhjen e Grupit të PS ka pasur një mesazh prej kryeministrit, për të vijuar punën e Kuvendit në mënyrë të menjëhershme.
Axhenda që lidhet me negociatat dhe me rolin e Kuvendit në këtë proces është shumë intensive. Ditën e enjte janë 3-4 ligje që kanë kaluar nga seanca e kaluar në këtë seancë. Afati i fundit që këto ligje të kalohen është fundi i këtij muaji. Thirrja ime është për dialog. Këtu janë vendosur karriget. Gjithçka është gati. Studentët duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Grupi i PS dënon dhunën.
Elementi thelbësor këtu është ngritja e dorës kundër Policisë së Shtetit. Sot protesta të ngjashme ka në shumë vende të Europës dhe botës. I vetmi dallim është që nëse në Francë ¾ të lënduar janë protestues, në Shqipëri 2/3 nga ata që janë lënduar janë punonjës policie. Gjaku i policëve është gjaku i shtetit. Nuk duhen lënë që fëmijët të përdoren si mish për top nga axhenda nga jashtë. Lajmi i mirë sot është që në të gjitha shkollat po bëhet mësim. Nuk është pedagog Jamarbër Malltezi”, tha mes të tjerash Balla.
Top Channel