Barazimi me Romën i kushton Ismail Kartal, trajneri i Fenerbahçe jep dorëheqjen
Liga e Kampionëve mbyll javën e parë të fazës së ligës me një mbrëmje të mbushur me sfida interesante, ku zbresin në fushë disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit europian.
Pas ndeshjeve të para të luajtura më herët gjatë javës, radha është e skuadrave si Bayern Munich, Manchester United dhe Como, që kërkojnë ta nisin me rezultat pozitiv aventurën në formatin e ri të Champions League.
Në “Old Trafford”, Manchester United rikthehet në skenën më të madhe europiane me përballjen ndaj skuadrës debutuese nga Azerbajxhani, Sabah FK.
“Djajtë e Kuq” synojnë të nisin me fitore këtë edicion, ndërsa trajneri Michael Carrick ka kërkuar përqendrim maksimal ndaj një kundërshtari që vjen me ambicie pas një rrugëtimi të suksesshëm në kualifikime.
Një tjetër sfidë që tërheq vëmendjen është ajo mes Bayern Munich dhe Bodo/Glimt. Bavarezët janë favoritë në letër dhe kërkojnë të nisin me tre pikë përballë skuadrës norvegjeze, e cila ishte surpriza më e bukur e sezonit të kaluar.
Skuadra gjermane synon të rikthehet fuqishëm në garën për trofeun, duke u mbështetur te eksperienca dhe cilësia e një prej klubeve më të suksesshme në historinë e Champions League.
Vëmendja shkon edhe në Itali, ku Como luan ndeshjen e parë historike në fazën e ligës së Champions League ndaj RB Leipzig.
Skuadra e drejtuar nga Cesc Fàbregas kërkon të shkruajë një kapitull të ri në historinë e klubit përballë një kundërshtari me më shumë eksperiencë në kompeticionet europiane.
Përveç këtyre sfidave, në fushë zbresin edhe Slavia Praha ndaj Lens, ndërsa më herët u luajtën përballjet Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar, të cilat hapën programin e mbrëmjes.
REZULTATET LIVE:
Bayern Munchen 2-0 Bodo/Glimt
Musiala 47′, Kane 61′
Goli i Kane (Video)
Goli i Musialës (Video)
Manchester United 4-0 Sabah Baku
Cunha 27′, Fernandes 42′, Sesko 45′, Martinez 68′
Como 3-1 RB Leipzig
Baturina 15′, Douvikas 38′, Diao 54′ / Maksimovic 58′
Slavia Prague 1-1 Lens
Sturm 51′ / Sima 73′
Top Channel