Topin e Kam Unë/ “A duhet të jetë Veliaj në burg?”, i riu i kthehet Iljazajt: E meriton, por për sa kohë i prish punë Ramës…

03/11/2026 21:54

Debati për qëndrimin e Erion Veliajt në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, ndërsa ndodhet në burg, është diskutuar edhe në emisionin “Topin e Kam Unë”.

Gjatë një përballjeje me pedagogun Ervis Iljazaj, Kejdi u shpreh se Veliaj e meriton të jetë në burg, por sipas tij nuk duhet të japë dorëheqjen, pasi kjo do t’i shërbente interesave të kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga debati-

Kejdi: Për mendimin tim Erion Veliaj nuk duhet ta japë dorëheqjen.

Iljazaj: Pse?

Kejdi: Për t’i prishur punë atij që ne duam t’i prishim punë.

Iljazaj: Ju po thoni që le ta sakrifikojmë shkeljen e ligjit që ai të jetë kundër Ramës. Ti po thua që është normale që Tirana, ku jeton 1/3 e Shqipërisë të drejtohet nga burgu.

Kejdi: Unë mendoj se nuk është drejtuar asnjëherë nga ai.

Iljazaj: Kryetari i Bashkisë së Tiranës ta drejtojë bashkinë nga burgu është një turp i madh. E meriton që Veliaj të jetë në burg?

Kejdi: Po, normale.

Iljazaj: Por s’duhet të japë dorëheqjen?

Kejdi: Po kemi një problem më të madh.

Top Channel