Topin e kam unë/ “Jemi në diktaturë, më ndalen dy burra në rrugë”, të rinjtë përplasen me Maznikun: Po, ka të drejtë

20/10/2026 22:41

Në studion e “Topin e kam unë “ në Top Channel, ishte i ftuar deputeti i Partisë Socialiste, Arbian Mazniku.

Dy të rinj debatuan me deputetin, duke i thënë se ndalimet e që policia ka bërë gjatë ditëve të protestës janë arbitrare, ndërsa Mazniku tha se efektivët kanë të drejtë.

Pjesë nga debati:

Mazniku: Ne sot jemi në një republikë demokratike… Të ikë mazhoranca?

Studenti: Ikni, zoti Mazniku.

Studentja: Unë kisha një çantë që mban portofolin dhe më pyesin: Ku shkon? Kemi 24 orë, i shohim live në TV. Çfarë na duhet Parisi, z. Mazniku?

Mazniku: Kërkova të më sjellin tre video të Stokholmit. Ke guxim të thuash ai që ka gjuajtur me gurë policinë të dënohet. Flasim në mënyrë të barabartë. Kush e goditi në kokë policin, të ndëshkohet.

Studenti: Po i paguani policët si mercenarë.

Mazniku: Është gabim të vidhen bankat, telefonat.

Anxhelo: Ti sheh atë që gjuan me molotov, po jo atë që bullizohet nga deputeti. A dini të dëgjoni?

 

Top Channel