Briken Calja shkëlqen në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë. Peshëngritësi kuqezi i dhuroi Shqipërisë medaljen e artë në këtë kompeticion në kategorinë e peshës deri në 75 kg duke vendosur edhe një rekord të ri në këto Lojëra.

Calja fillimisht fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 154 kg, që përbën edhe rekordin e ri të Lojërave Mesdhetare.  Calja e nisi garimin e tij në këtë stil me peshën 147 kg të cilin e kaloi, në provëm e dytë peshëngritësi shqiptar ngriti 152 kg për të mbyllur këtë garim pikërisht me 154 kg

Në shtytje, Briken Calja nuk arriti të ngrejë 183 kg në provën e parë, por në të dytën ngriti 184 kg. Në provën e tretë peshëngritësi kuqezi tentoi të ngrejë 187 kg por pa sukses dhe e mbylli garimin me 184 kg duke fituar medalejen e bronztë.

Pas atyre të fituara nga Briken Calja, Shqipëria e çon në 5 në total numrin e medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare të Tarantos 2 të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë. Më parë Shqipëria kishte marrë 3 medalje të treja në sportin e mundjes me Islam Dudaev që fitoi të artën, Zelimkhan Abakarov të argjendtën dhe Ardit Zeneli të bronztën.

Top Channel