‘Mos u ngut, rrezikon paralizën’/ Mjeku paralajmëron Tadej Pogacar pas aksidentit
Aventura e Novak Djokovic në US Open mbyllet menjëherë. Ish numri 1 i botës u mposht nga argjentinasi Mariani Navone me rezultatin 3-2 duke u eliminuar që në raundin e parë, gjë që në një turne Grand Slami nuk i ndodhte që nga viti 2006. Tenisti serb e humbi këtë ndeshje me sete 7-6; 5-7; 4-6; 6-2; 6-1 pasi u gjet në avantazhin 2-1.
Djokovic e nisi mjaft mirë ndeshjen duke fituar shumë shpejt një game me shërbimet e kundërshtarit, por më pas tenisti serb nisi të shuhej për shkak të një lodhjeje që dukej qartë dhe problemeve me frymëmarrjen dhe Navone fitoi setin e parë 7-6 pas tiebreakut. Ish numri 1 i botës reagoi duke fituar dy setet e tjerë 7-5 dhe 6-4, por më pas situata u përkeqësua për Djokovic i cili pati të vjella dhe në çdo ndërrim të fushës përdorte qese akulli. Në këtë pikë, Djokovic humbi 5 game radhazi dhe seti i katërt u mbyll 6-2 për Navonen. Seti final rezultoi një formalitet për argjentinasin që përfitoi nga situata duke e fituar këtë fraksion 6-1 dhe krejt ndeshjen 3-2.
‘Besoj se ishte e dukshme se në fushë ndjesitë ishin të tmerrshme. Për fat të keq është diçka që e mbart me vete praktikisht në çdo ndeshje këtë vit-tha Djokovic pas përfundimit të sfidës-kam të vjella, një problem serioz ky dhe më pas i gjithë trupi bie, kam ngërçe dhe dhimbje. Në fund, shpina nuk mbajti më, ashtu sikurse edhe shpatulla dhe nuk munda ta mbyll dot ndeshjen siç desha. Isha përpara me një game të fituar me shërbimin e kundërshtarit në setin e katërt, por vuajta praktikisht që nga game i katërt i ndeshjes. Nuk dua t’i heq asnjë meritë Navones për fitoren . Urime, është një djalë i mirë dhe luftëtar. Por nuk u argëtova’.
Top Channel