Mykhaylo Mudryk largohet nga Chelsea dhe shkon në drejtim të Tottenham. Futbollisti ukrainas që vetëm para pak kohësh është kthyer të luajë pas skualifikimit për doping, do të vihet sërish nën urdhrat e Roberto De Zerbit me të cilin ai ka punuar edhe kur ishte në radhët e Shakhtarit, një lëvizje që realizohet pas një kërkese të vetë trajnerit italian të klubit londinez.

Tottenham e kishte arritur më parë marrëveshjen me futbollistin dhe gjatë natës mes së hënës dhe të martës, u arrit edhe akordi me Chelsea për transferimin e tij në formë huazmim me opsion blerjen e kartonit të tij. Sipas Sky Sports UK, në orët në vazhdim pritet që Mudryk të kryejë vizitat mjekësore me Tottenham dhe më pas të nënshkruaj kontratën e tij.

Ndërkaq, gazetari Ben Jacobs thekson gjithashtu se opsioni për blerjen e Mudryk është 87 milionë euro dhe këtij operacioni i shtohet edhe largimi i Tosin, edhe ky për në drejtim të Hotspurs për 8 milionë euro plus bonuse.

Top Channel