Trabzonspor po përballet me Amed në javën e tretë të Superligës turke dhe Ernest Muçi vijon të dhurojë spektakël bashkë me Mohammed Salah.

Ashtu si para pak ditësh, ylli i Kombëtares sonë i ka dhënë një tjetër asist egjiptianit, sërish me një klas dhe vizion të një lojtari të një tjetër niveli.

Muçi në minutën e 11-të sheh Salah teksa shkëputet duke gjetur mbrojtjen kundërshtare të vendosur lart dhe jep një pasim vertikal perfekt.

Salah ka vetëm detyrën të mposhtë portierin dhe të kalojë skuadrën e tij në avantazh. Një dyshe e fortë në futbollin turk duket se po lind.

Top Channel