Raphinha dhe Lamine Yamal marrin për dore Barcelonën, kampionët e Spanjës likuidojnë dhe Rayo Vallecanon e Ivan Balliut

31/08/2026 23:34

Barcelona iu përgjigj dy skuadrave madrilene Real dhe Atletico Madrid. Në Camp Nou skuadra katalanase mposhti Rayo Vallecanon e Ivan Balliut që ishte titullar në këtë përballje me rezultatin 5-2 ku vendimtarë ishin Raphinha dhe Lamine Yamal me nga një dygolësh secili

Barcelona mori kontrollin e lojës në minutat e para, por Rayo Vallecano në daljen e saj të parë në sulm në minutën e 12 gjeti rrugën e rrjetës me Camello për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës madrilene duke i shtangur të gjithë në Camp Nou. Por reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm pasi në minutën e 19 Raphinha barazoi shifrat në 1-1. Pa u shuar mirë festa për këtë gol ishte radha e Lamine Yamal të lërë gjurmën e tij me një gol fantastik duke i dhënë mundësinë Barcelonës të përmbysë rezultatin dhe të marrë kryesimin në 2-1. Gjeti rrugën e rrjetës në këtë ndeshje dhe Jules Kounde por që u anulua për pozicion jashtë loje dhe kështu pjesa e parë u mbyll 2-1.

Në fillimin e pjesës së dytë Barcelona i çoi shifrat në 3-1 falë autogolit të Lejeune që në tentativë për të larguar një top të Gordon e dërgoi atë në rrjetën e portës së tij. Por në minutën e 59, Rayo Vallecano sërish me Camellon shkurtoi diferencën në 3-2 për të rritur presionin te Barcelona, me blaugranat që në minutën e 71 gjeti golin e katërt me Raphinhan që shënoi pas një pasimi të bukur të Gordon me brazilianibn që plotësoi dygolëshin e tij personal ndërkohë që ka shkuar ne 5 gola deri tani në La Liga. Në minutën e 90, Lamine Yamal plotësoi manitën duke e çuar rezultatin 5-2 dhe njëkohësisht plotësoi dhe dygolëshin e tij personal duke shkuar në kuotën e 51 golave me fanelën e Barcelonës. Me rezultatin 5-2 u mbyll kjo ndeshje me Barcelonën që rikthehet në krye të klasifikimit me 9 pikë të plota, po aq sa Reali i Madridit, por me një golavarash më të mirë se Los Blancos.

Top Channel