Tadej Pogacar, këtë të dielë në rrjetet sociale i tregoi botës shenjat e rrëzimit të frikshëm me shpejtësi 58 km/h që pësoi gjatë Xhiros së Spanjës, një prej turet më të rëndësishme të çiklizmit. Një rrëzim që u shkaktua nga një pengesë në korsinë e Simat de la Valldigna.

I shpëtuar në impaktin me tokën nga kaska e tij, kampioni i botës pësoi hemorragji cerebrale, një frakturë në klavikul, për të cilën do t’i nënshtrohet një operacioni në Barcelonë e sidomos një frakturë në vertebrën e 7.

Mjeku italian Paolo Baudi, specialist në kirurgjinë në shpatull në një intervistë për të përditshmen ‘La Repubblica’ qartësoi kuadrin klinik dhe rreziqet reale nëse  do të ketë një kthim të parakohshëm në aktivitetet çiklistike të Pogacar.

‘Deri në shërimin e plotë, për të do të ishte shumë e rrezikshme të kthehej mbi biçikletë-tha Baudi-nëse do të ketë një rrëzim tjetër, ai do të rrezikonte shumë, edhe paralizën. Mund të mos e marrë dritën jeshile për t’iu kthyer garimit deri sa të rikuperohet plotësisht’.

Edhe pse personat rreth çiklistit slloven mbajnë ende ndonjë shpresë të zbehtë që Pogacar të garojë në Evropianin e Çiklizmit dhe Xhiron e Lombardisë, diagnoza mjekësore imponon kujdesin maksimal për të.

Top Channel