Briken Calja shkëlqen në Lojërat Mesdhetare, fiton medalje e artë dhe vendos rekord të ri
Dështojnë takimet e konsultimeve me qytetarët për Reformën Territoriale në bashkinë e Belshit.
Takimi i parë i thirrur nga Këshilli Bashkiak i parashikuar për datën 31 gusht në qytet dështoi për shkak të mospjesëmarrjes qytetare, ndërsa Këshilli Bashkiak vendosi të caktojë një datë tjetër me shpresën e interesimit qytetar,
I parashikuar në 1 Shtator ka dështuar edhe takimi me banorët e Njësisë Administrative Kajan. Edhe për këtë takim këshilli do të gjykojë caktimin e një date tjetër.
Ajo që të bien në sy është mungesa e interesit dhe një indiferencë nga ana e qytetarëve të Bashkisë Belsh qoftë pro apo kundër hartës së re të parashikuar.
Këshilli Bashkiak i Belshit ka publikuar kalendarin e dëgjesave publike në 10 gusht, kohë e mjaftueshme për informimin e qytetarëve.
Reforma Administrative Territoriale parashikon bashkimin e Belshit dhe Cërrikut me Elbasanin. Ndërkohë që në të gjithë qarkun e Elbasanin nuk kanë munguar protestat qytetare, në Belsh, i vetmi organizim shënoi një pjesëmarrje shumë të vogël qytetarësh.
Projektligji për Reformën e re Administrative Territoriale i propozuar nga PS u është dërguar të gjitha bashkive të vendit ku kërkohet të merret mendimi i qytetarëve, e po ashtu zyrtarisht të shprehen Këshillat Bashkiakë dhe kryetarët e bashkive.
Në bashkitë që nuk preken nga kjo reformë dëgjesat qytetare kanë qenë kryesisht formale, por ato kanë marrë rëndësi, kryesisht në bashkitë që shkrihen.
Top Channel