Ai i kaluar, duhet të ishte sezoni i konfirmimit të Tijjan Reijnders. Holandezi u transferua nga Milani te Manchester City për 70 milionë euro me ëndrrën për të shkuar sa më larg në Premier League, por më pas Reijnders humbi pozicione në hierarkinë e skuadrës, aq sa në fund vendosi të transferohet në Saudi Pro League te skuadra e Al Qadsiah.

Dhe trajneri Pep Guardiola i mbajti një fjalim motivues që zbulohet në dokumentarin serial ‘A Beautiful Obsession’ që trajton sezonin e fundit  të Manchester City, një fjalim që vërteton se mes trajnerit dhe futbollistit nuk u krijua kurrë një raport i afërt. Fjalimi motivues i Pep Guardiolës në drejtim të ish mesfushorit të Milanit ishte shumë i ashpër. ‘Dëshiron të përjetosh edhe njëherë sezonin e fundit që pate me Milanin, atë që nuk u kualifikove për në Evropë? E do? Atë dëshiron të bësh?..’-ishin fjalët e trajnerit katalanas në drejtim të mesfushorit holandez.

Dhe ky fjalim u mbajt përpara të gjithë skuadrës, që kishte rrethuar trajnerin katalanas që më pas u largua nga Citizens pas një dekade.

‘Kujtoni nëse doni të jetoni apo rijetoni sezonin e fundit-theksonte Guardiola-nëse nuk e doni këtë, fitoni miqtë e mi’. Por historia tregon se nuk shkoi kështu, Manchester City në Evropë, por Arsenal u shpall kampion i Anglisë. Por video e fjalimit u bë virale në internet,

Top Channel