Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun dhe sigurojnë matematikisht Conference-n
Dinamo zbret në fushë për ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Conference League, ku përballë do të ketë skuadrën letoneze Auda.
Kryeqytetasit vijnë në këtë takim pas humbjes minimale 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në transfertë.
“Nëndetësja” do të kërkojë të përmbysë rezultatin dhe të sigurojë kalimin në fazën play-off, duke synuar pjesëmarrjen në këtë fazë të kompeticionit për të dytin sezon radhazi.
Për këtë sfidë, trajneri Ilir Daja ka bërë edhe ndryshime në formacion. Lorran pritet të marrë vendin e Përndrecës, i cili mungon për shkak të pezullimit pas kartonit të kuq të marrë në përballjen e parë.
Dinamos i duhet një fitore për të përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë dhe për të vijuar rrugëtimin europian.
REZULTATI LIVE:
DINAMO 4-0 AUDA (4-1)
Qardaku 36′, Qefalia 45′, Ayodeji 51′, Fadairo 79′
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel