Screenshot

Tirana dhe Laçi do të matin forcat në testin e fundit miqësor përpara startit të sezonit të ri futbollistik.

Dy skuadrat do të përballen më 15 gusht në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 17:30.

Ky takim do të shërbejë si një provë e rëndësishme për të dyja ekipet, vetëm pak ditë përpara nisjes së kampionatit. Laçi vjen në këtë sfidë si kampion i Kategorisë së Parë, ndërsa Tirana synon të përgatitet sa më mirë për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Superiorja do të nisë fundjavën e ardhshme dhe të dyja skuadrat do ta kenë një start të vështirë. Laçi do ta luajë ndeshjen e parë të kampionatit në shtëpi, përballë Elbasanit, ndërsa Tirana do të udhëtojë në transfertë për t’u përballur me Egnatian.

Për trajnerët, miqësorja e “Selman Stërmasit” do të jetë mundësia e fundit për të testuar formacionet, lojtarët e rinj dhe gjendjen e skuadrave përpara sfidave zyrtare.

Top Channel