Conference League/ Drita nuk ka mëshirë për Tri Fiori, e mund thellë dhe zyrtarizon kualifikimin në playoff
Shkëndija nuk ia del dot të vijojë aventurën e saj në Conference League dhe i thotë lamtumirë kompeticionit në raundin e tretë kualifikues të tij.
Skuadra tetovare nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e kthimit me Hibernian i cili preu biletën për në raundin e playoffit falë fitores 2-1 të ndeshjes së parë.
Shkëndija zhvilloi një ndeshje të mirë në shtëpinë e saj dhe i pati mundësitë për të shënuar, teksa pati 15 tentativa, por kuqezinjtë tetovarë nuk ia dolën dot që të gjejnë rrugën e rrjetës, në anën tjetër edhe Hibernian u tregua i rrezikshëm, por mbrojtja e Shkëndijës i ndali sulmet e skocezëve.
Në fund ndeshja u mbyll 0-0 me Shkëndijan që i thotë lamtumirë përfundimisht kompeticioneve evropiane për këte sezon.
Top Channel