Revanshi i arbitrit të dëbuar nga Botërori, Omar Artan: Superkupa Evropiane ishte Botërori im, faleminderit UEFA
Kur kanë kaluar një muaj nga nisja e përgatitjeve dhe kur duhen edhe 10 ditë nga ndeshja e parë e kampionatit, Milani i ri i Ruben Amorim fillon të marrë formë. Kjo e enjte ishte një ditë shumë e rëndësishme pasi në Milanello u pa të vijë me helikopter, pronari i kuqezinjve Gerry Cardinale për t’u takuar me trajnerin portugez dhe për të planifikuar e programuar merkaton e skuadrës.
Të dhënat e para që vijnë nga qendra sportive kuqezi nxjerrin emrat e lojtarëve që janë jashtë projektit të ish trajnerit të Manchester United i cili kishte pranuar se kjo do të ishte java e zgjedhjeve dhe e mbajti fjalën: Tomori, Fofana, Odogu dhe në mënyrë surprizë edhe Nkunku kanë ngelur në klasë prej tij dhe klubi tani duhet të gjejë edhe për ta nga një destinacion.
Këta 4 futbollistë janë vetëm të parët në listën e të larguarve të mundshëm për Milanin; pritet që të njëjtin fat të kenë edhe Terracciano, Gimenez apo Estupinan edhe pse nuk do të jetë e lehtë që të gjendet destinacioni i duhur.
Duke u kthyer te emri surprizë, ai i Nkunku; fakti që Amorim e nxori në merkato ish sulmuesin e Chelsea, me shumë mundësi ka një domëthënie; qëndrimin e Rafael Leao te kuqezinjtë. Pasi deklaroi disa herë se dëshironte largimin, këto ditë portugezi është parë që të punonet me impenjim dhe duket se ka gjetur një sintoni me Amorim që vendosi të besojë te ai dhe të heqë dorë nga Nkunku, i cili ka merkato dhe mund të sjellë në arkat e Milanit një shifër rreth 30 milionë euro.
Top Channel