DigitAlb, verë e artë me futbollin/ Ulje deri në 10 mijë lekë, SuperSport sjell kampionatet elitare europiane

13/08/2026 15:34

Vera e këtij viti ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm për DigitAlb, duke u kthyer në një sezon të artë falë fushatës së gjerë promocionale që ndezi pasionin e tifozëve shqiptarë.

Platforma televizive ofroi një mbulim fantastik të Kampionatit Botëror të Futbollit 2026, duke transmetuar drejtpërdrejt të 104 ndeshjet. Suksesi i kësaj vere vjen i shoqëruar me lehtësira të mëdha financiare për çdo familje.

Kompania ka aplikuar zbritje të ndjeshme çmimesh, ku paketat Familjare dhe Premium përfitohen me ulje që shkojnë deri në 10 mijë lekë. Kjo ofertë verore është vazhdimësi e strategjisë së nisur që në muajin maj, e cila i jep mundësinë publikut të përfitojë abonime vjetore me çmime mjaft të favorshme.

Me mbylljen e emocioneve të Botërorit, vëmendja tani kalon te sezoni i ri futbollistik që pritet të jetë jashtëzakonisht i pasur. DigitAlb dhe SuperSport do të vazhdojnë të mbajnë mbërthyer pas ekranit sportdashësit, duke mbuluar kampionatet më elitare evropiane si Premier League, La Liga, Bundesliga, Serie A, Ligue 1,  Eredivisie, pa harruar kampionatet në rritje si ai arab, grek dhe turk.

Mes ofertave të parezistueshme dhe një kalendari sportiv që premton spektakël të garantuar, DigitAlb mbetet destinacioni i padiskutueshëm i familjeve shqiptare.

Top Channel