Raul Fernandez është fituesi i Çmimit të Madh të Britanisë në ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP. Në pistën e Silverstone, gara nuk pati histori, me pilotin spanjioll të Aprilias që e kryesoi garën nga fillimi deri në fundin e saj.

Fernandez i bëri një start perfekt garës duke iu shkëputur kundërshtarëve të tij  deri në momentin kur kaloi i pari vijën e finishit. Pas tij u pozicionuan dy pilotët e tjerë të Aprilias, Marco Bezzecchi dhe Alex Marquez që u renditën në vendin e dytë dhe të tretë, ndërkohë që Jorge Martin zbriti në vendin e katërt. 

Klasifikimi vijon me Fabio Di Giannantonion që plotëson pesëshen e parë të garës, ndërkohë që në dhjetëshen e pilotëve më të mirë të garës hynë edhe Marc Marquez, Binder, Marini dhe Moreira. Por kjo e dielë në Silverstone ishte edhe dita e rrëzimeve teksa protagonistë u bënë Rins, Mir, Crutchloë, Bastianini, Bagnaia dhe Ogura duke u detyruar të braktisin garën.

Pas përfundimit të Çmimit të Madh të Britanisë, Jorge Martin vazhdon të jetë në krye të klasifikimit të përgjithshëm me 240 pikë, 31 më shumë se Bezzecchi në vendin e dytë me 209, ndërsa në vendin e tretë është Ogura me 203 me këtë të fundit që ndjen shumë pranë Marc Marquez me 200 pikë dhe Di Giannantonio me 199.

Top Channel