Partnerja e Phil Phoden, Rebecca Cooke bën një lëvizje befasuese teksa ka nxjerrë për shitje fanelat e Anglisë në Kupën e Botës në ëebsite e shitjeve online Vinted për veshjet e përdorura. Një lëvizje kjo që mund të interpretohet edhe si një lloj ‘hakmarrje’ ndaj faktit që partneri i saj, u la jashtë Botërorit 2026 nga trajneri i Tre Luanëve, Thomas Tuchel.

Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, Cooke ka nxjerrë në shitje fanelën e bardhe dhe të kuqe të Anglisë. Ajo vendosi një çmim prej 70 paundë për secilën prej fanelave në këtë ëebsite, edhe pse ato ishin pak të modifikuara. Përshtatja u bë nga një frimë veshjes e cila i ngushtoi fanelat te mesi dhe morën pëlqimin edhe te Ellie Watkins, bashkëshortja e Ollie Watkins.

Cooke, e cila ka 3 fëmijë me Foden, thuhet se ka nxjerrë mbi 100 objekte në shitje në faqen e saj në Vitend duke përfshirë ketu edhe 4 fanela të ngjashme të përshtarura të Manchester City.

Duke komentuar shitjen e fanelave të Anglisë, një burim tha për The Sun: ‘Ndoshta Rebecca kishte një këmbë në avion kur ajo i mori ato’

Sezoni 2025-26 nuk ishte më i miri për Phil Foden, me Manchester City që për të dytin vit radhazi humbi në garën për titull në Premier League angleze. Në fillim të kësaj jave vetë futbollisti foli për faktin që u la jashtë Kupës së Botës.

‘U shkëputa për pak kohë nga futbolli, kalova kohë të mira me familjen dhe pushova-tha Foden-në sezonin e ri dua të kem një vit të mirë, të ndihmoj skuadrën sa më shumë të jetë e mundur dhe do të përpiqem të jem një prej liderëve me shpresën për të fituar tituj gjithashtu’.

Top Channel