19 vjeç, 800 mijë euro, Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri
Ka ende punë për t’u bërë, sepse diferencat mes kërkesës së Napolit dhe ofertës së Fenerbahçes është ende e madhe; 12 milionë euro është shifra që kërkon klubit italian, 8 milionë është vlera maksimale që është gati të ofrojë klubi turk për Romelu Lukakun.
Oferta e parë prej 6 milionë eurosh i refuzua nga Napoli, por bisedimet vijuan edhe gjatë natës të së shtunës me palët që dëshirojnë me çdo kusht që të mbyllin këtë çështje brenda 48 orëve. Napoli është në pritje të një oferte tjetër të Fenerbahçes, atë vendimtare për të bindur klubin e De Laurentiis që derdhi në arkat e Chelsea për belgun 30 milionë euro plus bonuset në verën e vitit 2024
Ndërkaq, përsa i përket vetë futbollistit, gjithçka është e kryer, Lukaku e ka pranuar propozimin e klubit turk për një kontratë 2 vjeçare me pagë 8 milionë euro në sezon plus bonuset me belgun që kishte dëshirën për të vijuar të luante në Evropë. Pikërisht për këtë arsye ai gjatë botërorit refuzoi ofertat e ardhura nga Arabia Saudite dhe MLS.
Me largimin e Lukakut, Napoli do të mund të nisë ofensivën për Gabriel Jesus i cili ka me Arsenalin një kontratë deri në qershor të vitit 2027. Braziliani që iu ka komunikuar drejtuesve të Topçinjve të Londrës dëshirën për t’u larguar me futbollistin që vlerësohet 20 milionë euro. Agjenti i tij, Giovanni Branchini dy ditë më parë është parë të vinte në grumbullimin e Napolit që ka interes konkret për sulmuesin.
Top Channel