Cristiano Ronaldo zgjodhi të reagojë me ironi ndaj një kaosi që pushtoi Madeirën ditën e shtunë. Qindra persona u mblodhën në sheshin e katedrales së Funchal ku javën e kaluar tabloidi The Sun bëri të ditur se do të mbahej ceremonia e martesës mes yllit portugez të futbollit botëror dhe të fejuarës së tij Georgina Rodriguez.

Ronaldo komentoi me disa emoji që qeshin fort në një postim të publikuar nga një e përditshme e Madeiras në lidhje me eventin. Bëhej fjalë vetëm për një thashethem ndaj të cilit ylli portugez reagoi me ironi. 

Edhe katedralja e Funchal vendosi të mbaje lojën. Kisha, në faqen e saj të Facebook, bëri të ditur zhvillimin e martesës së…Nicole dhe Fabio. ‘Pas një konfuzioni shumë të madh në rrugë me kaq shumë gazetarë e turistë, më në fund ia dolëm të mbyllim kishën dhe të festojmë-lexohet në përshkrimin e postimit.

Top Channel