Aprilia dominon provat kualifikuese në Çmimin e Madh të Britanisë në ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP.

Në pistën e Silverstone ai që shkëlqeu ishte pikërisht Jorge Martin i cili fitoi pole position me kohën 1 minutë 56 sekonda e 160 të mijtat duke lënë pas dy pilotët Raul Fernandez dhe Ai Ogura  në vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht me 21 dhe 189 të mijtat më shumë se Jorge Martin.

Në vendin e katërt në këto kualifikuese u pozicionua italiani Fabio Di Giannantonio që la pas Marco Bezzecchin në të pestin me këtë të fundit që në një moment të provave doli nga pista. Në vijën e dytë të startit do të jetë edhe kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez që shënoi kohën e 6 më të shpejtë.

Klasifikimi vijon me Alex Marquez në vendin e 7 dhe Franco Morbidellin në të tetin, ndërkohë që dhjetëshen më të mirë e plotësojnë pilotët spanjollë Acosta dhe Lecuona.

Top Channel