Pas dhimbjes së thellë, Lionel Messi mbërrin në Rosario për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij

09/08/2026 12:00

Lionel Messi tashmë ndodhet në Rosario, një qytet në rajonin argjentinas Santa De për t’u bashkuar me familjen e tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij Jorge Messi që ndërroi jetë ditën e premte ne një klinikë të Rosarios ku ishte shtruar për shkak të një sëmundjeje të gjatë.

Ylli i kombëtares Albiceleste mbërriti në vend me një avion privat në orën 20:40 me orën lokale të së shtunës pasi u nis nga Fort Lauderdale në Florida të SHBA ku ai banon

Lionel Messi u bashkua me nënën e tij, Celia Cucciuttini dhe vëllezërit Rodrigo e Matias dhe motrën e tij Maria Sol. Familja Messi do të përcjellë Jorge Messiun në banesën e tij të fundit këtë të dielë në varrezat El Prado, një vend privat jashtë Rosarios përmes një ceremonie mortore që sipas medias do të jetë familjare dhe e rezervuar për vetëm pak të ftuar.

Jorge Messi lindi në vitin 1958 në Santa Fe dhe pati një rol të jashtëzakonshëm në karrierën e djalit të tij Lionel duke qenë agjenti i tij dhe njëkohësisht ishte edhe administrator i pasurisë së familjes.

Top Channel