Lando Norris triumfoi sot në Çmimin e Madh të Hungarisë, raundin e 11-të të sezonit 2026 të Formula 1, duke regjistruar fitoren e tij të parë të këtij sezoni në pistën e Hungaroringut.

Kampioni në fuqi u nis nga pole position, por humbi vendin e parë që në xhiron e parë përballë shokut të skuadrës, Oscar Piastri. Megjithatë, britaniku arriti të rikthehej në krye gjatë garës dhe ta ruante avantazhin deri në flamurin me kuadrate.

McLaren ishte shumë pranë një dopieteje, por Piastri, i cili kishte udhëhequr pjesën më të madhe të garës, u detyrua të tërhiqej në xhiron e 56-të nga 70 gjithsej, për shkak të një problemi në kambion e makinës. Si pasojë, në pistë u aktivizua Virtual Safety Car.

Podiumi i Çmimit të Madh të Hungarisë:

  • Lando Norris (McLaren)
  • Max Verstappen (Red Bull)
  • Kimi Antonelli (Mercedes)

Charles Leclerc e mbylli garën në vendin e katërt, pasi shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton, u ndëshkua me 5 sekonda për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në korsinë e bokseve. Penalizimi e zbriti shtatë herë kampionin e botës në vendin e pestë.

Për Norris, kjo ishte fitorja e parë e sezonit pas titullit botëror të fituar një vit më parë, ndërsa Kimi Antonelli vazhdon të mbajë kryesimin në renditjen e përgjithshme të kampionatit.

Çmimi i Madh i Hungarisë, ashtu si i gjithë sezoni i Formula 1, u transmetua drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht për publikun shqiptar në DigitAlb, përmes kanaleve SuperSport.

Top Channel