Andrea Kimi Antonelli është rikthyer të dhurojë spektakël dhe këtë gjë e ka bërë në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Piloti italian i Mercedes menaxhoi mjaft mirë një garë që e nisi nga vendi i parë, teksa për disa xhiro kishte shqetësimin e Leclerc, të cilin e parakaloi pa probleme.

Piloti monegask i Ferrarit nuk shkoi më shumë se vendi i dytë, duke përfituar edhe nga gabimet e rivalëve.

Podiumi u plotësua nga Max Verstappen, ndërsa Lewis Hamilton u rendit i katërti.

Britaniku u dënua me 5 sekonda penalitet, kjo pasi shkaktoi aksidentin që la jashtë George Russell që në startin e garës.

Në vendin e pestë u rendit Oscar Piastri, ndërsa pas tij erdhën Hadjar, i cili e nisi nga vendi i 21-të, dhe Norris, i cili u nis nga vendi i 13-të.

Kështu Antonelli shkon në kuotën e 204 pikëve,45 më shumë se Lewis Hamilton dhe 50 më shumë se shoku i tij i skuadrës, George Russell.

Gara e radhës do të jetë pas një jave në Hungari dhe të gjithë të apasionuarit e këtij sporti do të kenë mundësi ta ndjekin drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Top Channel