Mbrëmja historike e Xhedahut ka nisur me një skenar që pakkush do ta kishte imagjinuar.

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka dominuar në mënyrë spektakolare raundin e parë të përballjes me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, duke e rrëzuar plot katër herë në tapet.

Që në sekondat e para, Prenga u shfaq agresiv dhe i vendosur, duke goditur me kombinime të fuqishme që tronditën britanikun. Joshua u detyrua të prekë dyshemenë katër herë gjatë raundit të parë, ndërsa arena mbeti e shtangur nga ajo që po ndodhte.

Boksieri shqiptar dominoi plotësisht ritmin e sfidës, duke i imponuar kundërshtarit fuqinë dhe presionin e tij. Joshua, një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, u gjend në vështirësi serioze përballë sulmeve të pandalshme të Prengës.

Raundi i parë ka hyrë menjëherë në histori si një nga fillimet më të pabesueshme të një dueli të këtij niveli, ndërsa mbarë bota e boksit po ndjek me habi zhvillimet e këtij superdueli.

Top Channel