Merkatoja europiane po ndizet gjithnjë e më shumë dhe këtë herë në qendër të përplasjes janë Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e PSG-së kanë mbetur të zemëruar pasi Real Madridi ka ndërhyrë në momentin vendimtar për të fituar garën për Yan Diomandé. Klubi francez besonte se transferimi i talentit ishte praktikisht i mbyllur, pasi prej javësh kishte arritur marrëveshje për kushtet personale me lojtarin. Megjithatë, “Los Blancos” ndryshuan rrjedhën e negociatave dhe morën avantazhin, duke i lënë parisienët pa një nga objektivat e tyre kryesorë të merkatos.

Reagimi i PSG-së nuk ka vonuar. Burimet bëjnë të ditur se kampionët e Francës kanë hyrë fuqishëm në garën për Rodrin, mesfushorin e Manchester Cityt, me synimin jo vetëm për të përforcuar skuadrën, por edhe për ta bërë shumë më të vështirë dhe më të kushtueshëm çdo përpjekje të Real Madridit për ta transferuar spanjollin.

Në këtë mënyrë, rivaliteti mes dy gjigantëve europianë nuk zhvillohet vetëm në fushë, por edhe në merkato, ku lëvizja për Diomandén mund të ketë ndezur një “luftë” të re për një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Top Channel