Andrea Kimi Antonelli do ta nisë nga “pole position” Çmimin e Madh të Belgjikës, gara e dhjetë e Kampionatit Botëror të Formula 1 për sezonin 2026.

Piloti italian i Mercedes realizoi xhiron më të shpejtë në pistën legjendare të Spa, duke ndalur kronometrin në 1:44.361. Pas tij u rendit 4-herë kampioni Max Verstappen me 0.317 sekonda më shumë.

Kampioni në fuqi, Lando Norris regjistroi kohën e tretë më të shpejtë në sesionin kualifikues, por nuk do ta nisë garën nga ai pozicion. Britaniku ishte penalizuar gjatë javës me 10 vende në start, duke zbritur kështu në vendin e 13-të të renditjes.

Si pasojë e penalizimit të Norris, George Russell ngjitet në vendin e tretë të nisjes, ndërsa Ferrari do të ketë Charles Leclerc në pozicionin e katërt dhe Lewis Hamilton në të pestin, me diferenca minimale nga njëri-tjetri.

Top Channel