Live Zvicër-Kolumbi/ Nuk ka gola në Vancouver, çerekfinalistja e fundit do të vendoset në shtesë

07/07/2026 23:56

Pas spektaklit në ndeshjen mes Argjentinës dhe Egjiptit, për të mbyllur fazën e 1/8-ave Zvicra dhe Kolumbia sfidojnë njëra tjetrën në një ndeshje mes dy ekipesh shumë simpatike.

Në Vancouver, dy skuadrat futen për gjithçka në fushë, teksa trajnerët kanë përzgjedhur edhe skuadrat më të mira.

Në fushë nga minuta e parë nuk kishte sesi të mungonte Granit Xhaka te Zvicra, teksa risia është ylli i Milanit, Ardon Jashari. Mungesa e madhe e kësaj ndeshjeje është Manzambi.

REZULTATI LIVE

Zvicër-Kolumbi 0-0

NGJARJET KRYESORE

106′ Nis pjesa e dytë shtesë.

105′ Mbyllet pjesa e parë shtesë.

99′ Lucumi godet me kokë pas një krosimi nga këndorja, por topi përplaset në traversë.

91′ Nis pjesa e parë e shtesës.

90+5′ Nuk ka gola në kohën e rregullt. Fituesi do të vendoset në shtesë.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

60′ Diaz provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet pa probleme nga Kobel.

46′ Nis pjesa e dytë e takimit.

45+3′ Mbyllet pa gola fraksioni i parë i lojës. 

45′ Sfida vijon të jetë e barabartë, dy ekipet sulmojnë me pak forca dhe ruhen mbrapa.

32’ Ndoye tenton portën e Kolumbisë me një diagonale, por gjen sërish portierin Vargas.

30’ Rast i artë për Zvicrën, me Rider, që del përballë portierit, por merr si përgjigje një pritje spektakolare.

21’ Vjen shkëndija e parë e ndeshjes. Puerta tenton me një goditje të bukur nga këndi i zonës, por fluturimi i Kobel i mohon golin.

18′ Ndeshje e ekuilibruar, skuadrat tregohen tejet të kujdesshme.

1’ Nis ndeshja në Vancouver, kërkohen çerekfinalet.

FORMACIONET ZYRTARE

Zvicra: Kobel; Zakaria, Elvedi, Akanji, Rodriguez; Freuler, Xhaka, Jashari; Rieder, Embolo, Ndoye; Trajner: M. Yakin;

Kolumbia: Vargas; Mojica, Lucumi, Sanchez, Munoz; Puerta, Lerma, Arias; Diaz, Suarez, Rodriguez; Trajner: N. Lorenzo;

Top Channel