“Meta mori avokat tjetër, peng më ka mbetur vetëm…”, Cakrani flet për TCH pas ‘divorcit’ me ish-presidentin: U ndamë ftohtë dhe në heshtje
Marcus Thuram mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Suedisë, e vlefshme për fazën e 1/16-ve, pasi vazhdon të vuajë nga një problem në pulpën e këmbës.
Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi francez rrezikon të humbasë edhe këtë takim, pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht nga shqetësimi fizik që e detyroi të mungonte edhe në sfidën e mëparshme ndaj Norvegjisë.
Futbollisti i Interit ka zhvilluar stërvitje të diferencuar gjatë fundjavës. Edhe pse dëmtimi nuk konsiderohet serioz, stafi mjekësor i kombëtares franceze nuk dëshiron të marrë rreziqe të panevojshme me gjendjen e tij.
Megjithatë, Thuram ka udhëtuar së bashku me skuadrën drejt Nju Jorkut, ku do të zhvillohet ndeshja. Seanca e fundit stërvitore pritet të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse ai do të jetë i gatshëm të përfshihet në listën e të grumbulluarve për sfidën ndaj Suedisë.
Top Channel