David Villa tregon Botërorin: Turne jashtëzakonisht i vështire, mendoj se do ta fitojë…
E gjithë vëmendja është në Houston, aty ku Brazili përballet me Japoninë për një vend në 1/8-at e Botërorit.
Vijon…
REZULTATI:
BRAZIL 2-1 JAPONI
Casemiro 56′, Martinelli 90+6′ / Sano 29′
NGJARJET KRYESORE:
90+11′ Mbyllet sfida me fitoren 2-1 të Brazilit!
90+6′ Goool Brazili 2-1/ Martinelli merr një top në zonë dhe me të djathtën tund rrjetën. (Video)
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
77′ Martinelli provon me një gjuajtje fluturimthi, me topin që shkon jashtë kuadratit.
58′ Vinicius lëviz bukur dhe hyn në zonë, ku lëshon një gjuajtje me të djathtën, por topi përplaset në shtyllë.
56′ Goool Brazili 1-1/ Ryan hedh një krosim në zonë dhe Casemiro godet me kokë duke ndëshkuar Suzukin. (Video)
54′ Casemiro godet me kokë, por topi përplaset te Tomiyasu në vijën fatale e më pas largohet nga zona.
52′ Guimaraes godet me kokë, por tentativa e tij ndalet nga Suzuki.
46′ Zëvendësim te Brazili. Largohet Paqueta dhe në vendin e tij futet Endrick.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+4′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
29′ Goool Japonia 0-1/ Sano vapron bukur dhe me një gjuajtje jashtë zone ndëshkon Alisson. (Video)
14′ Cunha provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por Suzuki arrin ta devijojë.
1′ Nis sfida në Houston!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel