Video/ Nga ferri në parajsë, Brazili mund Japoninë në frymën e fundit dhe kualifikohet në 1/8-at e Botërorit
Per Mertesacker dhe Christoph Kramer nuk u kursyen ndaj Italisë duke e sulmuar ashpër gjatë një bisede në studio në televizionin gjerman ZDF.
Në momentin kur moderatorja Katrin Müller-Hohenstein pyeti se si është e mundur që gjatë këtij Botërori nuk është folur në asnjë moment për Italinë, të dy ish futbollistët e kombëtares gjermane u hodhën në sulm.
‘Absolutisht jo! Nuk meritojnë të flitet për ta. Sa ka ndryshuar skuadra! Përpara 20 vitesh, kur humbëm në gjysmëfinale në Botërorin 2006, ishte një skuadër e nivelit planetar. Njëzet vjet më vonë, duhet të kërkosh gjatë dhe me kujdes për të gjetur vetëm një lojtar të shkëlqyer-tha Mertesacker.
Në të njëjtën linjë u përgjigj edhe Christoph Kramer edhe pse me tone më të buta.
‘Jam një tifoz i madh i Italisë. Kam edhe shumë miq italianë dhe jam gjithnjë i lumtur kur ata janë aty. Kanë pasur një periudhë të artë, fituan Evropianin, diçka që njerëzit e harrojnë. Por ka shumë fëmijë që nuk e dinë se edhe Italia mund të marrë pjesë në Botërorë-tha Kramer
Top Channel