Formacionet Zyrtare/ “Panzerat” kërkojnë fitoren në Boston, ja si rreshtohen skuadrat në Gjermani-Paraguai
David Villa legjenda e futbollit spanjolle dhe kampion Evrope dhe i botës me La Roja, foli në një intervistë për të përditshmen Marca duke treguar se çfarë do të thotë të luash një kampionat botëror e madje edhe ta fitosh atë.
‘El Guaje’ u shpall golashënuesi më i mirë në edicionin 2010 së bashku me lojtarë të tjerë si Thomas Mueller dhe ëesley Sneijder. Për më tepër, David Villa është edhe shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares spanjolle. Në intervistën e tij ish sulmuesi i Valencias e Barcelonës bëri edhe parashikimin e tij për skuadrën fituese të këtij edicioni të Kupës së Botës.
Botërori 2010: ‘Kam qenë me shumë fat që kam arritur të luaj në 3 Botëerorë, 2006, 2010 dhe 2014. Ka shumë futbollistë të mëdhenj me një karrierë fantastike që nuk arrijnë të luajnë doftë edhe një të tillë. është një turne me të vërtetë shumë i vështirë, ku mjafton të bësh një gabim për t’u kthyer në shtëpi. Edicionin e 2010 e merituam ta fitonim, por përveç ndeshjes me Hondurasin të gjitha ndeshjet e tjera i fituam me vetëm 1 gol avantazh. Madje ne humbëm në ndeshjen hapëse me Zvicrën. Kjo tregon se në këtë turne mbizotëron ekuilibri sepse të gjitha sfidat do të anonin në krahun tjetër nëse diçka do të shkonte gabim
Kujtimi i parë nga botërorët: Ishte në Botërorin e SHBA në 1994. Nëse do të mundesha do të merrja telekomanden e një makine të kohës për të ndryshuar historinë në mënyrë që arbitri të akordonte penalltinë për goditjen me bërryl të Tassotit ndaj Luis Enriques që në ëndrrat e mia shënon gol duke kualifikuar Spanjën. Ajo ishte hera e parë që vuajta shumë për kombëtaren sepse Luis Enrique ishte idhulli im dhe ajo mbaroi në mënyrën më të keqe të mundshme’.
Për Spanjën e 2026: ‘Kjo kombëtare e Spanjës ngjan me skuadrën tonë për qetësinë dhe për atmosferën që ka. Ka shumë talente dhe kualitete, luan një futboll të shkëlqyer kolektiv. Por ky nuk është opinioni im, janë faktet që e thonë; fitoi Evropianin duke mundur skuadrat më të mira’
Për skuadrën e mundshme fituese: ‘Franca është shumë e fortë, mund të hedhë në fushën e lojës 2 skuadra. Për mendimin tim edhe Anglia është një skuadër e madhe dhe pastaj është Argjentina kampione e botës. Edhe Portugalia është e fortë, por sigurisht që uroj që Spanja t’ia dalë të shkojë deri në fund dhe ta fitojë’
Top Channel