Video/ Vendos dy herë Pepe, Bregu i Fildishtë mund Curacaçon dhe kualifikohet pas Gjermanisë

25/06/2026 23:57

Bregu i Fildishtë ka siguruar kualifikimin si vend i dytë në Grupin E, pas fitores 0-2 kundër Curacaços.

Bregu i Fildishtë e nis menjëherë në sulm, duke krijuar menjëherë disa raste të rrezikshme.

Momenti vendimtar vjen në minutën e shtatë, kur Nikolas Pepe arrin të shfrytëzojë një gabim të mbrojtjes kundërshtare për të dërguar topin në rrjetë.

Curacaço përpiqet të reagojë pas golit të pësuar, por afrikanët nuk lëshojnë dhe arrijnë të neutralizojnë. Pas një shpërthimi momental të kundërshtarëve, Bregu i Fildishtë arrin të marrë menjëherë kontrollin e lojës.

Diomande merr skenën dhe tregohet herë pas here i rrezikshëm, por finalizimi nuk është i duhuri. Pjesa e parë flet e gjitha për ekipin afrikan, që ruan avantazhin dhe këmbëngul ta thellojë.

Në minutën e 64’, ishte sërish sulmuesi i Villarrealit që vulosi përfundimisht takimin.

Me këtë fitore, Bregu i Fildishtë siguron vendin e dytë, ndërsa Curacaço largohet me kokën lart, edhe pse në vendin e fundit, nga Botërori i tyre i parë.

REZULTATI

Curaçao-Bregu i Fildishtë 0-2

Pepe 7′, 64′

RENDITJA

GOLAT E NDESHJES

Goli i dytë i Pepe (Video)

Goli i parë i Pepe (Video)

FORMACIONET ZYRTARE

Curaçao (5-4-1): Room; Brenet, Gaari, Obispo, Floranus, Fonville, Chong, Comenencia, L. Bacuna, J. Bacuna; Locadia; Trajner: D. Advocaat;

Bregu i Fildishtë (4-4-2): Fofana; Doué, O. Diomandé, Kossonou, Operi; Diallo, Kessié, Sangaré, Y. Diomande; Pépé, Bonny; Trajner: E. Fae;

Top Channel