Botërori 2026/ Ekuadori indinjohet me arbitren për golin e Sane ndaj Gjermanisë

26/06/2026 00:03

Fillimi i ndeshjes mes Ekuadorit dhe Gjermanisë, e fundit e Grupit A ishte intensiv dhe i polemizuar. Leroy Sane iu desh pak më shumë se 1 minutë lojë për t’i dhënë avantazhit skuadrës së Nagelsmann në një aksion ku futbollistët ekuadorianë protestuan me forcë për një faull të Pavlovic ndaj Vite.

Futbollisti gjerman ngriti më shumë seç duhej këmbën e tij të djathtë që u përplas në kokën e një futbollisti ekuadorian. Por as arbitrja amerikane Tori Penso dhe as ato në sallën VAR nuk e konsideruan si faull dhe kështu goli i Sane ishte i rregullt. Protestat e vazhdueshme të ekuadorianëve nuk bënë që Penso të ndryshojë mendje.

Me Gjermaninë të klasifikuar për në 1/16 të finaleve si vendi i parë në grup, kjo ndeshje ishte e rëndësishme për Ekuadorin që i duhej një fitore per t’u kualifikuar si një prej 8 skuadrave të treta më të mira.

Megjithatë pavarësisht golit të polemizuar, Ekuadori ia doli mbanë të presë biletën për në 1/16 të finaleve teksa arriti të përmbysë rezultatin me golin e Angulos dhe të Platës për ta fituar ndeshjen 2-1.

Top Channel