“E vetmja arsye e gabuar për të protestuar ishte Zvërneci”, deputetja e PS në Top Story: Kanë të drejtë të ngrihen, por s’mund të zerojnë çdo ndryshim pozitiv

25/06/2026 21:53

Deputetja e PS Iris Luarasi komentoi në studion e Top Story protestën që po zhvillohet prej javësh, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre.

Megjithatë, ajo vlerësoi se Shqipëria ka njohur zhvillime të rëndësishme gjatë viteve të fundit dhe se këto duhen pranuar e evidentuar.

“Atje sheh njerëz të mirë dhe nuk mund të thuash që kjo protestë është e shëmtuar. Qytetarët kanë arsye për të protestuar, sepse pas 13 vitesh qeverisje, çdo qeveri tenton të bëhet arrogante.

Protesta nisi për Zvërnecin dhe e kam thënë që ditën e parë se kjo është arsyeja e vetme e gabuar për të protestuar”, tha ajo.

Top Channel