Botërori 2026/ Ekuadori indinjohet me arbitren për golin e Sane ndaj Gjermanisë
Spanja nuk është një skuadër që hyn në fushën e lojës me idenë fillestare për të mos humbur, por është një skuadër që kërkon vetëm të fitojë dhe të mos mjaftohet me vetëm 1 pikë. Këtë do të bëjë edhe këtë të premte në Guadalajara në ndeshjen me Uruguajin kur edhe një barazim i mjafton për të siguruar vendin e parë në grupin e saj për të evituar në këtë mënyrë përplasjen me Argjentinën e Lionel Messit.
Por jo vetëm kaq, Spanja do të kërkojë të ruajë pathyeshmërinë e saj që zgjat që nga 29 marsi i 2023 kur La Roja regjistroi humbjen e fundit atë ndaj Skocisë, një ndeshje që ishte e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Në atë mbrëmje protagonisti ishte Scott McTominay, autori i dy golave në suksesin 2-0 dhe në atë kohë McTominay ishte ende pjesë e Manchester United. Që nga ai moment, janë zhvilluar 32 ndeshje, një Evropian i fituar dhe një finale e Nations League e humbur ndaj Portugalisë, por me penallti(dhe kështu pa e njollosur statistikën) dhe një kualifikim perfekt për në Botëror.
Dhe ja ku është tani Spanja, me perspektivën e thyerjes së rekordit të vendosur nga Italia e Mancinit me 37 ndeshje pa humbje. La Rojas i duhen 5 ndeshje për ta barazuar dhe 6 për ta thyer që do të thotë se Spanja do të barazojë Italinë nëse arrin në gjysmëfinale dhe do të thyejë rekordin e Të Kaltërve nëse kalon në finale
Klasifikimi i pathyeshmërisë
1.Italia 37 ndeshje pa humbje(2021)
2. Argjentina(2022), e Brazili(1996) 36
3. Spanja(2009) 35
4. Spanja(ende e hapur) 32
5. Spanja (1997) e Argjentina(1993) 31
6. Franca(1996) e Italia (1939) 30
7. Brazili (1973) 29.
Top Channel